Çokaj do vazhdojë karrierën në Greqi, mesfushori firmos me Panathinaikos

by admin
Spread the love

Panathinaikos ka zyrtarizuar blerjen nga Lokomotiva Zagreb të mesfushorit të kombëtares shqiptare Enis Çokaj, që do të jetë pjesë e skuadrës greke deri në qershor të vitit 2026.

Çokaj është paraqitur shumë mirë në kampionatin kroat dhe në tre sezonet e fundit ka qenë një lojtar i rëndësishëm i Lokomotiva Zagreb.

Mesfushori, që është pjesë e kombëtares shqiptare të futbollit, do të provojë tashmë një aventurë të re në kampionatin grek, në një skuadër të njohur si Panathinaikos. / Oversport.tv

You may also like