Çmimet në rritje, tregtarët ankohen për ulje drastike të fitimit

by admin
Spread the love

Shitësit me përvojë nuk e mbajnë mend qarkullim të tillë të dobët si tani. Ankohen se të ardhurat e tyre kanë rënë në mënyrë drastike.

“Më parë nëse në ditë fitonim nga 1000 denarë, tani 300 denarë. Fitimet janë 70% më pak. – Sa kohë keni që jeni tregtar? – Me sa mbaj mend. Pothuajse 40 vjet. – E mbani mend ndonjëherë një situatë të tillë? – Jo, jo, jo. – Si ka qenë më parë? – Epo ishte vërtet mirë. Atë vetëm mund ta ëndërrojmë. Ajo kohë nuk kthehet më”.

Qytetarët tashmë i ndjejnë në xhepat e tyre çmimet e larta të produkteve.

“Më duken njësoj. – A bëni pazar shpesh? – Një herë në javë, dy herë, varet. – A ka ndonjë ndryshim të çmimeve? “Nga pak, janë më shtrenjtë, por jo të gjithë.

Sa ndikojnë çmimet e larta në xhepin tuaj si qytetar? – Ndikon, edhe atë ndikon mjaftë. Reduktuam gjithçka, thuajse gjithçka. Duhet t’ia bëjmë disi. Është situatë e larmishme, çfarë të bëjmë.

“Tani dola, nuk kam ecur që të shoh. Mendoj se është më lirë”.

Deri më 31 janar të vitit të ardhshëm, çmimet e disa produkteve ushqimore do të mbeten të ngrira. Bëhet fjalë për orizin, vezët, makaronat, bukën, miellin, mishin, sheqerin, vajin, qumështin, ushqimet e mishit dhe djathi e gjiza. Çmimet për këto produkte mund të ngrihen nga shkurti.

Lexo lajme interesante

You may also like