Çmimet e naftës bien – ShBA po shqyrton shrytëzimin e rezervave federale

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nga Florence Tan dhe Isabel Kua, për Reuters

Çmimet e naftës ranë të enjten pas lajmeve se Shtetet e Bashkuara po konsideronin shfrytëzimin e deri në 180 milionë fuçive nga rezerva e saj strategjike e naftës, më e madhja në historinë afro 50-vjeçare të SPR-së.

Kontratat e naftës së papërpunuar për muajin e ardhshëm maj ranë në 4,11 dollarë, ose 3,6%, në 109,34 dollarë për fuçi.

Kontrata e majit skadon të enjten dhe kontratat e ardhshme më aktive të qershorit ranë 4,36 dollarë në 107,08 dollarë, pasi më parë kishin rënë me më shumë se 6 dollarë.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të japë vlerësime në lidhje me veprimet e administratës së tij që synojnë uljen e çmimeve të derivateve, që janë rritur në nivele rekord që kur Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë.

Një hapje e ventilit të rezervave federale, në të tilla nivele, do të ndihmonte tregun e naftës të ribalancohej në vitin 2022 duke rritur furnizimin me 1 milion fuçi në ditë (bpd) për gjashtë muaj rresht- thanë në një shkrim analistët e Goldman Sachs.

“Kjo do të mbetej sidoqoftë, një çlirim i stoqeve të naftës, jo një burim i vazhdueshëm furnizimi për vitet e ardhshme. Një çlirim i tillë nuk do të zgjidhte deficitin strukturor të ofertës, vitet në vazhdim.”

Vendet anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) do të takohen të premten, për të vendosur mbi një “çlirim kolektiv të naftës”, tha të enjten një zëdhënës i ministrit të energjisë të Zelandës së Re.

Grupi i njohur si OPEC+ pritet t’i përmbahet marrëveshjes së tij për të rritur gradualisht prodhimin e naftës.

©Rruga Press

You may also like