Çmimet e çmendura të biletave – Shqip

by admin
Spread the love

Tifozët ëndërrojnë titullin kampion në Premier League, ndërsa një biletë ka shkuar 60 mijë Euro

Tifozët e Arsenalit janë të bindur se në këtë sezon Arsenali do të fitojë Premier Ligën. Interesimi është mjaft i madh për takimin e fundit që do të luajnë “topçinjtë” kundër Uollvs.

Një pjesë e biletave të blera kanë ridalë në shitje, e dy prej tyre mund të blihen për 60 mijë Euro secila. Vendet ndodhen në tribunën e “Emirates Stadium”, raporton tabloidi britanik “The Sun”.

Përgjithësisht bileta më e shtrenjtë në impiant nuk shkon më shumë se sa 150 Euro, por për këtë rast special, shitësit shpresojnë që të arrijnë fitoren e tyre të madhe. Fansat e Arsenalit ëndërrojnë që ta shikojnë ekipin e tyre duke ngritur trofeun e Premier Ligës më 28 Maj.

Ekipi i drejuar nga Mikel Arteta ka tetë pikë më shumë se sa Mançeter Siti në garën për titull, edhe pse skuadra e Pep Guardiolës ka një ndeshje më pak. Hea e fundit që “topçinjtë” e fituan titullin kampion ishte në vitin 2004.

Skuadra e Artetas kryeson renditjen me 69 pikë, ndërkohë që deri në fund të kampionatit kanë ngelur edhe 10 javë.

Klan News

You may also like