Çmimet e banesave në Shkup për një vit janë shtrenjtuar për 11.2%

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Sipas përllogaritjeve të Bankës Popullore , në kuartalin e katërt të vitit, çmimet e banesave janë rritur për 11,2 për qind në krahasim me periudhën e njejtë vitin e kaluar, ndërsa në krahasim me kuartalin e tretë të vitit 2020, çmimet janë shtrenjtuar për 5,2 për qind.

Sipas të dhënave të Bankës Popullore, rritje e këtillë e çmimeve nuk është vërejtur që nga viti 2010, por statistika zyrtare tregon se dikur kemi patur rritje shumë më të mëdhe të banesave e ajo ka qenë në kohën e krizës së madhe finansiare kur kuartali i katërt i vitit 2008 kishte shënuar rritje prej 24,9 përqind në krahasim të vitit të kaluar 2007.


You may also like