Çmenduri në Etihad Stadium, Harry Kane i jep fitoren Tottenhamit momentet e fundit

by admin
Spread the love

Një ndeshje e mrekullueshme është luajtur pak çaste më parë midis Manchester City-Tottenham.

Kjo supersfidë i ka dhuruar të gjitha emocionet pasi ndeshja ka qënë vetëm me aksione dhe kundërsulme në çdo moment të lojës.

Në minutën e 4-të Kulusevski hapi sfidën duke shënuar nga një asistim i Son. Pa mbaruar ende pjesa e parë ishte Gundogan në minutën e 33-të që barazoi shifrat.

Pjesa e dytë nisi në favorin e Tottenham ku Harry Kane kaloi në epërsi ekipin e tij.

Kane shënoi përsëri disa minuta më vonë por goli u anulua për offside. Një mbrëmje të jashtëzakonshme ka patur portieri Lloris ku me pritjet e tij ka qënë fantastik.

Në minutën e 92-të Mahrez ekzekuton një penallti që e realizoi me mjeshtëri duke barazuar rezultatin në 2-2.

Por nuk mjaftoi me kaq pasi Harry Kane shënon golin e fitores në minutën e 95-të të shtesës duke shkundur tifozerinë e tij dhe duke ngrysur atë të kundërshtarit.

You may also like