“Çmendet” nafta në Shqipërinë e bordeve të Ballukut, ja sa ishin çmimet në Itali më 24 gusht

by admin
Spread the love

Në bursa nafta ulet, ndërsa në vendin tonë ajo rritet. Së fundmi është shënuar çmimi më i ulët që para luftës në Ukrainë dhe njëkohësisht më i liri që prej vendosjes së sanksioneve të Bashkimit Europian ndaj naftës ruse.

Por në vendin tonë, Bordi i Transparencës vendosi një çmim marramendës prej 239 lekë për litër. Shqipëria ka kështu nivelin më të shtrenjtë, duke kapërcyer edhe Italinë që konsiderohet një nga vendet që takson më shumë karburantet.

Sipas sondazheve të Observatorit të Çmimeve të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, të përpunuara nga Rele në Itali, të zbuluara në orën 8 të mëngjesit të së mërkurës 24 gusht në rreth 15,000 impiante, këto janë mesataret: Benzina me 1.765 euro/litër, ndërsa nafta me 1,783 euro/litër.

You may also like