“Çmendet” moti në Australi! Përmbytje masive në shumë zona, evakuohen banorët

by admin
Spread the love

Australia është përballur me situata kaotike të përmbytjeve pas shirave masive, e cila ka sjellë evakuimin e shumë personave.

Helikopterët dhe avionët kanë shpëtuar 53 nga banorët më të rrezikuar të Burketown, shtëpia e rreth 200 njerëzve në Australinë verilindore. Dhjetëra të tjerë janë shpëtuar nga disa zona të prekura nga përmbytjet.

Autoritetet lëshuan alarmin për situatën e vështirë, e cila rrezikoi shumë banorë, pasi niveli i ujit rritej me kalimin e orëve. Meteorologët kanë paralajmëruar se situata nuk do të përmirësohet, pasi shirat masive do të vijojnë.

Rëniet e vazhdueshme të reshjeve të rrëmbyeshëm kanë fryrë lumenjtë dhe kanë lënë shumë banorë të bllokuar në disa zona.

Banorët në Queensland po përgatiten për kulmin e përmbytjeve rekord, pasi u paralajmëruan të largohen menjëherë.

Autoritetet njoftuan se kanalizimi në qytet ishte komprometuar dhe ka ndërprerje energjie.

Duke qenë se zonat janë të izoluara emergjencat kanë dërguar ushqime dhe ilaçe tek të prekurit.


Top Channel

You may also like