Ç’kërkon presidenti izraelit në një xhami? – Shqip

by admin
Spread the love

Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) dënoi sulmin ndaj Xhamisë Al-Ibrahimi në Hebron nga presidenti izraelit Isaac Herzog, duke e përshkruar atë si pjesë të planeve për ta judaizuar dhe për të marrë kontrollin e qytetit.

“OIC e konsideron sulmin ndaj xhamisë Al-Ibrahimi një provokim të ndjeshmërisë së muslimanëve dhe një vazhdim të agresionit izraelit kundër të drejtave të popullit palestinez, tokës dhe vendeve të shenjta.” thuhet në deklaratë.

OIC gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë urgjentisht për të mbrojtur vendet e shenjta dhe historike dhe të detyrojë autoritetet izraelite pushtuese të respektojnë shenjtërinë e atyre vendete, të zbatojnë rezolutat përkatëse të OKB-së dhe të ofrojnë mbrojtje për tokën dhe vendin e shenjtë të popullit palestinez.

Presidenti izraelit Isaac Herzog sulmoi të dielën xhaminë Ibrahimi në qytetin e pushtuar të Bregut Perëndimor të Hebronit (Al-Khalil), në një lëvizje që është parë si një deklaratë e qartë e sponsorizimit nga ana e tij të planeve të kolonëve hebrenj, njoftoi agjencia e lajmeve WAFA.

Forcat izraelite mbyllën portat e xhamisë dhe penguan banorët palestinezë të faleshin e të qëndronin aty pranë. Ata i detyruan pronarët të mbyllnin dyqanet e tyre, penguan punën e ekipeve mediatike duke sulmuar disa prej tyre që përpiqeshin të raportonin sulmin ndaj xhamisë.

Presidenti izraelit ndezi qiririn e parë të festës së Hanukës hebreje në xhaminë Ibrahimi i shoqëruar nga krerët e kolonëve dhe anëtarët e Knesset. /tesheshi.com/

You may also like