Çka tha Kurti për luftimin e korrupsionit (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Reformave të nisura nga qeveria që drejton, ia shtoi edhe një të re.

Kryeministri Albin Kurti, gjatë lansimit të Strategjisë Kundër Korrupsionit të martën, theksoi se janë të përkushtuar që shpërdorimi i detyrës të ndëshkohet e të gjithë zyrtarët shtetërorë të punojnë me etikë, raporton Shqip.

Sipas tij, sistemi gjyqësor e prokurorial duhet të zhvishet nga çdo lloj ndikimi politik dhe vepron vetëm në bazë të ndërgjegjes personale e përgatitjes profesionale.

Shefi i qeverisë shtoi se punën po ua pengon pak opozita që reformat po i adreson në Kushtetuese, por as kjo nuk po i zmbraps.

E vartësi i tij nga Financat, zotohet se kjo dukuri do luftohet nga të gjitha nivelet.

Deri në finalizimin e kësaj strategjie, u tha se gjithçka do të jetë transparente. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like