Çka është kjo heshtje në Vetëvendosje për mostrat e rastit Dehari? – Shqip

by admin
Spread the love

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në një postim në facebook ka pyetur se pse Lëvizja Vetëvendosje, është duke heshtura për mostrat e rastit të Astrit Deharit.

Ai ka shkruar se VV-ja nuk mund të fshihet nga e vërteta dhe se nuk do të ndalen deri të sqarohet gjithçka.

Postimi i plotë:

Çka është kjo heshtje në Vetëvendosje për mostrat e rastit Dehari?

Kush i vodhi mostrat e rastit Dehari? Ku qëndruan ato për një vit e gjysmë? Për çka shërbyen ato mostra jashtë Institutit? A pati ndërhyrje në mostra në kohën sa ishin jashtë Institutit? Kush i ktheu ato? Pse nuk pranuat ta votoni komisionin hetimor parlamentar për zhdukjen e këtyre mostrave?

Nuk mund të fshiheni nga e vërteta! Ne nuk do të ndalemi deri të sqarohet gjithçka!

You may also like