Ç’ju kërkua Patriarkut serb – Shqip

by admin
Spread the love

Në orët e pasdites, Policia e Kosovës nuk lejoi që automjeti me patriarkun serb Porfirije të hyjë në Kosovë, ku është drejtuar edhe përkundër letrës së djeshme nga Prishtina se nuk i lejohet qëndrimi.

Sipas një dokumenti të autoriteteve të Prishtinës, Prvoslav Periçit, që është emri laik i Patriarkut Porfirije, i është ndaluar hyrja në vendkalimin Merdare.

Thuhet se patriarku ka ardhur me veturë nga Serbia dhe se i është ndaluar hyrja në përputhje me Ligjin për të Huajt dhe në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Ndalimin e hyrjes në Kosovë e ka komentuar edhe vetë patriarku i Kishës Ortodokse Serbe në profilin e tij në Instagram.

“U nisa të jem me njerëzit e mi në prag të festës më të gëzueshme. Unë si qytetar po shkoja në shtëpinë time. Sot, dera e shtëpisë sime është e mbyllur për mua”, ka shkruar patriarku në Instagram.

Siç raportohet, patriarku ka qëndruar në automjet për disa minuta në anën e kontrolluar nga policia e Kosovës, më pas është kthyer në Kurshumli.

Patriarku ka vendosur të udhëtojë përkundër vendimit të djeshëm të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e mbërritjes së tij.

Në atë kohë ai tha se lajmin për ndalimin e ka marrë me habi, por se nuk do të hiqte dorë nga synimi për të shërbyer në Patriarkanën e Pejës dhe se priste që ndalimi të shfuqizohej.

Ndërkohë, nga Ministria e Jashtme e Kosovës u tha se vizita e patriarkut mund të miratohet vetëm pasi Kisha Ortodokse Serbe të dënojë dhe të distancohet nga veprimet e anëtarëve të saj të cilët, siç thonë ata, hyjnë ilegalisht në Kosovë dhe u japin mbështetje të hapur grupeve kriminale në veri të vendit që janë përgjegjës për barrikadat.

 “Prandaj, kërkesa për vizitë të Patriarkut Porfirije nuk u refuzua, siç e propaganduan Kisha Ortodokse Serbe dhe mediat serbe, por (vizita) kushtëzohet me distancim nga aktet e dhunshme të përmendura dhe aktiviteti i përmendur”, theksoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.

Ata thonë se ky qëndrim i institucioneve të Kosovës kushtëzohet me faktin se “prifti ortodoks Predrag Popoviç, nga tempulli i Shën Bartolomeut dhe Barnabës në Rakovica afër Beogradit, para disa ditësh ka pranuar publikisht se të martën dhe të dielën e kaluar, ilegalisht ka kaluar kufirin e Republikës së Kosovës dhe duke përdorur rrugët dytësore, sipas tij, për t’iu shmangur patrullave të KFOR-it, ka vizituar dhe mbështetur demonstruesit në barrikadat në Leposaviq”. /tesheshi.com/

You may also like