City vuan në transfertë, por Haaland dhe Rodri i japin fitoren ndaj Sheffield

by admin
Spread the love

Manchester City koleksionoi fitoren e tretë në tre ndeshjet e para të Premier League.

“The Citizens” mposhtën në transfertë me shifrat 2-1, Sheffield United. Nuk ishte një ndeshje e lehtë për Cityn që në mungesë të trajnerit Pep Guardiola (u operua në shpinë), drejtohej nga ndihmësi i spanjollit Juan Manuel Lillo.

City nuk po gjente hapësirat e duhura për të goditur vendasit, mirëpo edhe kur iu dha shansin sërish miqtë gabuan. Julian Alvarez fitoi një penallti dhe në minutën e 37, Erling Haaland u paraqit te pika e bardhë. Mirëpo, norvegjezi gaboi dhe e stampoi topin në shtyllë.

Kështu, pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0, ndërsa në të dytën, këmbëngulja e “The Citizens” u shpërblye në minutën e 63-të. Këtë herë, Haaland nuk fali dhe pas një harkimi të Jack Grealish shënoi me kokë. Ky ishte goli i tretë për 23-vjeçarin në këtë fillim të sezonit.

Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan në të 85-tën me Bogle.

Gjithsesi, City nuk u shpërqëndrua dhe pas tre minutash u rikthye në avantazh me anë të Rodri që nuk fali me një goditje të fortë nga brenda zonës.

Pas kësaj ndeshje, Manchester City udhëheq tabelën e klasifikimit me nëntë pikë të plota pas tre ndeshjeve të para. Në sfidën tjetër të Premier League, Aston Villa fitoi në transfertë me shifrat 1-3 ndaj Burnleyt. /Supersport


Top Channel

You may also like