City në çerekfinale, menaxhon energjitë kundër Sportingut

by admin
Spread the love

Ashtu si pritej, Manchester City ka vazhduar në fazën çerekfinale të Champions League falë fitoren në ndeshjen e parë me rezultatin e thellë 5-0. Ekipi i Guardiolës kërkoi të mos shpenzonte shumë energji në këtë ndeshje, ku menaxhoi lehtësisht rezultatin e ndeshjes së parë.

Ndeshja nuk pati një rritëm shumë të lartë, ndërsa Raheem Sterling nuk arriti dot të shtynte në portë një pasim që kaloi gjithë panoramën e portës. Ndërkohë që goditja e parë në kuadrat erdhi vetëm në minutën e 23 pas një goditjeje nga Phil Foden.

Pjesa e parë sakaq u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në pjesën e dytë, Manchester City gjeti edhe golin me anë të Gabriel Jesus. Ky i fundit mposhti portierin kundërshtar, por sistemi VAR anuloi gjithçka për një pozicion jashtë loje.

Do të ishte sërish braziliani që do të kërkonte të ndryshonte rezultatin, por goditja e tij ishte e lehtë dhe u ndal nga portieri kundërshtar. Nga ana tjetër, Sporting kërkoi të gjente të paktën golin e nderit në këto dy ndeshje.

Në minutën e 60-të Ederson ndali një goditje të lehtë nga e majta, ndërsa 15 minuta më vonë, Paulinho kishte shansin e artë të kalonte Sportin në avantazh. Ai u gjend i vetëm përballë portierit të sapofutur në lojë, Carson, por ky i fundit ndali topin për të mos shkuar drejt rrjetës.

Në minutat e mbetura, të dyja ekipet dukej se kishin një pakt në heshtje për mos shpenzuar më shumë energji dhe takimi u mbyll me rezultatin e bardhë pa rrjeta të prekura. Manchester City vazhdon më tej në çerkefinalet e Champions League, ndërsa Sporting nga ana tjetër e mbyll këtu rrugëtimin e tij në kompeticionin më prestigjioz europian. /oversport.tv

Foto: UEFA Champions League Twitter

You may also like