City mposht Bayernin dhe Chelsea-n për talentin 16-vjeçar

by admin
Spread the love

Manchester City fiton konkurrencën me klubet e tjera të mëdha në Evropë për një talent 16-vjeçar.

Bëhet fjalë për Farid Alfa-Ruprecht, adoleshentin nga Hamburgu, i cili shquhet për aftësitë e tij si sulmues i djathtë.

Skuadra e Pep Guardiolës fitoi garën me dy gjigantë evropianë, Chelsea-n dhe Bayernin. Sipas Fabrizio Romanos, gazetarit italian të specializuar në merkato,  Manchester City e ka mbyllur nënshkrimin e yllit 16-vjeçar. Nënshkrimi u përfundua në ditën e fundit të ditës së afatit kalimtar të verës.

Adoleshenti gjerman shihet si lojtar i së ardhmes për të ardhmen në Manchester City.

Farid Alfa-Ruprecht ka përfaqësuar Gjermaninë U-16 në dy ndeshje.


Top Channel

You may also like