City fiton me rezultat bindës ndaj Evertonit

by admin
Spread the love

Manchester City ka triumfuar 3-0 ndaj Evertoni në kuadër të javës së 12-të në Ligën Premier.

Citizens e filluan mjaft furishëm takimin, duke dominuar ndaj mysafirëve me raste dhe me posedim të topit.

Por, goli i parë i takimit erdhi në minutën e 44-të, kur Raheem Sterling u asistua nga Joao Canecelo për t’i kaluar Citizens në epërsi.

Në 45 minutat e dytë, sërish ishte City që dominonte, derisa shpërdoruan edhe shumë raste për gola.

Por, kur po kalonte minuta e 55-të, Rodri shënoi një gol brilant nga distanca, për të dyfishuar kështu epërsin.

Më pas, kampioni në fuqi realizoi edhe golin e tretë me anë të Bernardo Silvas (86′), për të vulosur kështu triumfin 3-0.

Pas javës së 12-të, Manchester City mbetet hije e Chelsea me 26 pikë, tre më pak se The Blues, derisa Evertoni gjendet në të 11-in me 15 sosh.

Lajme interesante

You may also like