City bën detyrën ndaj Copenhagen, fiton edhe në “Etihad Stadium” dhe kalon në çerekfinalet e Champions League

by admin
Spread the love

Manchester City triumfon me rezultatin e përgjithshëm 6-2 ndaj Copenhagen dhe kualifikohet në çerekefinalet e Champions League.

Ashtu si ndeshja e parë e luajtur në Danimarkë që u mbyll me fitoren 3-1 të anglezëve edhe takimi i dytë, i luajtur në “Etihad Stadium” përfundoi me rezultatin 3-1 për ekipin e Guardiolës.

Në “Etihad Stadium” pjesa e parë dhuroi një spektakël të vërtet, me katër gola.

Vendasit kaluan shumë shpejt në avantazh me anë të Akanji që përktheu në gol pasimin e Alvarez në minutën e 5’y

Katër minuta më pas, Man. City shënoi edhe golin e dytë, këtë herë me anë të Alvarez.

2-0, por danezët nuk u dorëzuan dhe rihapën ndeshjen në minutën e 29′ me anë të Elyounoussit që u shërbye nga Oslarsson.

Goli i Copenhagen vendosi në lëvizje anglezët dhe në minutën 45+3’ shënuan sërish, këtë herë me Haaland.

Në ndryshim nga fraksioni hapës, pjesa e dytë nuk solli më gola përtej rasteve të shumta.

Ky takim u mbyll me triumfin 3-1 të Manchester City-t që kalon në çerekfinalet e Champions League, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 6-2 ndaj Copenhagen, me danezët që e mbyllin këtu rrugëtimin në këtë kompeticion./ Super Sport


Top Channel

You may also like