Cindy Marina flet si rrallëherë për marrëdhënien e saj të dashurisë me Genar Topallin

by admin
Spread the love

Cindy Marina ka folur sërish për marrëdhënia e saj me Genar Topallin. Ajo ka thënë për “Dance Albania” se dyshja janë në një lidhje prej dy vitesh. Megjithatë, Cindy theksoi edhe se në spektaklin e kërcimit nuk është vetëm për vete, por edhe për Genarin.

“Genari ishte javën e kaluar në spektakël dhe më ndoqi live. Jam e lidhur prej 2 vitesh me Genarin, jemi njohur në Shqipëri. Kur më erdhi ftesa për “Dance Albania” isha me 2 mendje se kisha dhe angazhime të tjera dhe ai ishte i pari që më shtyu që të futesha dhe ta provoja këtë eksperiencë.

Më tha: “Të shkon shumë Dance, pse jo të mos ta provosh, të provosh me veten dhe ta fitosh”. Në këtë rrugëtim nuk jam vetëm për vete, por edhe për Genarin”- theksoi ajo. Më herët, gjatë një interviste, ajo është pyetur për jetën e saj personale.

Mirëpo, a vihet në pozitë Cindy kur i përmendin Genarin, djalin e Jozefina Topallit, me të cilin është në një lidhje dashurie? “Mund të them po edhe jo, sepse është e vërtetë që unë jam Cindy por dhe kjo është një pjesë tjetër e jetës sime dhe nuk i vë faj njerëzve që ndoshta e përmendin apo duan ta nxjerrin në pah. Kam arritur shumë për moshën akoma të re, jam krenare. Dhe për lidhjen time, jam krenare.”

You may also like