Cili është raporti i saj me Noizy-n? Loredana më në fund e thotë hapur

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Artistja Loredana Zefi është një nga reperet më të përfolura në industrinë muzikore. Loredana është shumë aktive në rrjetet sociale, duke qëndruar në kontakt me ndjekësit e saj. Së fundmi reperja ka bërë një “ask me a question” në Instagram, ku ka dhënë përgjigje “goditëse” për disa tema mjaft të përfolura.

Sigurisht as këtë herë nuk mungoi një pyetje rreth Rigels Rajkut, Noizy-t, me të cilin është përfolur gjatë në rrjet që pas bashkëpunimit të tyre “Heart Attack”. “Noizy për ty është?”-e pyet një ndjekës/e Loredanën. Reperja nuk hezitoi të përgjigjej duke u shprehur: “Një shok që nuk mund ta zëvendësojë askush.”

Kurioziteti i përdoruesve të rrjeteve sociale rreth Loredanës, padyshim është i madh. “Çfarë të mungon më shumë në këtë jetë?”- e ka pyetur një tjetër komentues/e Zefin. Kjo e fundit preku me përgjigjen e saj duke treguar se mungesën më shumë ia ndjen babait të saj, i cili është ndarë nga jeta disa kohë më parë.

“Para apo dashuri?”-pyetjes 1 miliondollarshe nuk i shpëtoi as Lori, e cila sigurisht që e ka një përgjigje për këtë: “Edhe para edhe dashuri,”-u shpreh reperja. Autorja e hitit “Milion Dollar Smile”, është ngacmuar edhe më tej rreth jetës së saj personale. “A je lënduar ndonjëherë?”-një tjetër ndjekës/e e pyet Loredanën. “Po”,-përgjigjet shkurt dhe qartë reperja.

You may also like