Cili është kampionati më i dashur për shqiptarët? Përgjigjen e morëm më 16 nëntor

by admin
Spread the love

Cili është kampionati më i dashur për shqiptarët? Përgjigjen e morëm më 16 nëntor në “Air Albania”, kur mbi 20 mijë tifozë mbushën shkallët e stadiumit kundër Italisë. Në një ndeshje miqësore, në një moment delikat kur rezultatet kanë munguar dhe në një ditë me shi.

Asgjë nuk i pengoi shqiptarët për të parë nga afër lojtarët që i emocionojnë çdo javë në Serinë A. Të kuptohemi, tifozët e Kombëtares shqiptare meritojnë respekt sepse e kanë ndjekur ekipin gjithmonë dhe në çdo cep të botës. Por nuk mund ta mohojmë që një prej arsyeve ishte edhe prezenca e yjeve të kampionatit italian.

Në shkallët e stadiumit kishte shumë tifozë me fanellat e Interit, Milanit dhe Juventusit. Brohorisnin dhe fërshëllenin Bonuçin, Tonalin apo Barellën. Të tjerë që ishin ulur më pranë fushës edhe i flisnin Dimarcos dhe Di Lorencos. Videot janë bërë virale në rrjetet sociale.

Në Angli mund të ketë më shumë ritëm, në Spanjë mund të ketë më shumë teknikë dhe në Francë mund të luajë Lionel Messi, por zemra e shqiptarëve rreh më fort për ekipet e traditës dhe të historisë së futbollit italian. Dje ishte një nga ndeshjet e vetme që tifozët nën zë festonin edhe për golat e kundërshtarit, nisur nga fakti që ishte thjesht një miqësore.

Magjinë dhe spektaklin e këtij kampionati keni mundësi që ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport.

You may also like