Cila është pasuria e kryetares së Shkupit

by admin
Spread the love

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka nxjerrë pasurinë që e posedon. Kjo bëhet e ditur në listën e publikuar anketuese nga Komisioni Antikorrupsion.

Dy apartamente të vogla, një objekt afarist zyrë, dy depozita bankare, dy kredi, aksione dhe një garazh është pasuria e Arsovskës, përcjell INA.

E gjithë pasuria që Arsovska ka raportuar figuron si pronë e përbashkët.

Garazhi prej 15 metrash katrorë është në vlerë prej 248 mijë denarë .

Arsovska posedon edhe objekt afarist zyre 22 m2, në vlerë prej 1,5 milionë denarë ose rreth 24 mijë e gjysmë euro.

Të njëjtën vlerë prej 24 mijë euro e gjysmë ka edhe një nga banesat e Arsovskës, e cila ka 38 metra katrorë dhe është blerë me kontratë shitblerjeje.

Banesa e dytë ka 42 metra katrorë dhe vlen 1,91 milionë denarë, ose 31 mijë euro.

Arsovska ka raportuar edhe një veturë motorike Hyundai prej 153 mijë denarë, si dhe aksione prej 200 mijë denarë. Nuk thuhet se nga cila kompani janë aksionet e saj, por dihet se janë 200 dhe se janë blerë në vitin 2009.

Kryebashkiakja ka edhe një depozitë në valutë prej 78800 dhe nuk thuhet nëse janë në dollarë, euro apo franga. Arsovska ka edhe depozitë prej 4.165 milionë denarë në bankë, e cila është 67.723 euro.

Zonja e parë e Shkupit ka dy kredi, njëra prej dy milionë dhe tjetra 200 mijë denarë.

You may also like