Cikalleshi: Kemi fituar edhe më parë në Izrael, kërkojmë tre pikët

by admin
Spread the love

Në prag të dy sfidave që Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë në kuadër të “Nations League” kundër Izraelit dhe Islandës, ka folur për mediat edhe sulmuesi Sokol Cikalleshi. Ai u shpreh besimplotë se mund të arrijnë të marrin tre pikët duke marrë parasysh që edhe më para ia ka dalë të fitojë në Izrael.

“Po punojmë për aspektin e golave. Po bëjmë mirë për momentin edhe pse grupi nuk është i plotë.”

SULMI- “Më mirë është të luash me dy sulmues sepse mundësia e shënimit është më e madhe. Më e rëndësishme për mua është harmonia me njëri-tjetrin sepse na dërgon te rezultatet pozitive.”

IZRAELI- “Problemi i ndeshjes së fundit ishte se kemi bërë gabime që edhe mund të evitoheshin. Kemi bërë analiza edhe me video që mund edhe t’i përmirësojmë. Kundërshtari është i vështirë, duhet të mos pësojmë gol dhe me aftësitë që kemi përpara të marrim tre pikët.”

EKIPI I RI- “Tani jam në Arabi, jam larg. Po tentoj që të bëj një aventurë të re, kam një kontratë me Konyasporin për dy vite dhe nuk e di nëse do të kthehem apo jo. Nëse trajneri do të vendosë që të më grumbullojë edhe nëse jam larg Europës, unë jam gati. Për mua është kampionat i ri, shpresoj që të gjej rrugën e rrjetës sa më shpejt që të ndihmoj edhe Kombëtaren.”

NDESHJA- “Po të shohim ndeshjet e kaluara, kemi arritur të fitojmë në Izrael. Ndoshta mund të ndryshohet edhe skema që të jemi më ofensiv.”

You may also like