Cigare elektronike, monedha dhe shishe/ Aaron Ramsdale zbuloi në mënyrë qesharake se mori 17 £ në shtëpi pasi u ‘sulmua’ nga tifozët e Leeds

by admin
Spread the love

Një video u shfaq pas ndeshjes Leeds-Arsenal, e Ramsdale duke festuar në mënyrë të ‘çmendur’ një nga golat e skuadrës së tij para tifozëve të Leeds dhe siç mund ta imagjinoni, mbështetësit e Leeds nuk ishin aspak të lumtur.

Gati dy javë pas fitores së Arsenalit, Ramsdale ka folur në podcastin e Ben Foster, ‘Fozcast’, ku ka treguar një histori qesharake që ndodhi në atë ndeshje.

Portieri 23-vjeçar tregoi se si fansat e Leeds i kishin hedhur shumë lloje të objekteve pas golit të parë të Arsenalit, ku një ndër to ishin edhe monedhat.

Ramsdale zbuloi se ai thjesht nuk mund t’i linte monedhat të qëndronin në fushë dhe vendosi t’i fuste ato në xhep.

“Pas golit të parë, u hodhën disa shishe dhe gjëra… disa çakmakë, dhe unë i hoqa ato anash”, tha Ramsdale.

“Gjëja tjetër që dini, paratë filluan të vijnë …

“Gjatë gjithë pjesës së parë, monedhat e hedhura në fushë i merrja dhe i fusja në peshqirin tim”

“Vjen pjesa e dytë, vijnë disa të tjera dhe më pas vjen një cigare elektronike pak para penalltisë.

“Dhe më kanë munguar disa para – nuk mund t’i merrja të gjitha – ishin rreth 17 £ që i mora me veti”.

FB.AppEvents.logPageView();

};

(function(d, s, id){ var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) {return;} js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like