Çifti meksikan në burg për vjedhjen e 1.7 milionë dollarë verë nga një restorant, ja si e kryen aksionin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një çift që vodhi një sasi vere me vlerë 1.7 milionë dollarë nga një restorant spanjoll, është dënuar me katër vjet burg.

Gruaja meksikane dhe i dashuri i saj, një shtetas rumuno-holandez, u larguan nga restoranti i famshëm Atrio , në Caceres, Spanja perëndimore, duke mbajtur 45 shishe verë të mbështjellë me peshqirë hoteli për të shmangur thyerjen, dhe të fshehura në çanta udhëtimi, sipas gjykatës.

Grabitja ndodhi më 27 tetor 2021 dhe ishte planifikuar në detaje.

Transporti përfshinte dy shishe nga kantina franceze e verës Chateau d’Yquem – një nga viti 1806 që ishte renditur në menunë e verërave të Atrio për 350,000 € dhe një tjetër nga viti 1883 për 45,000 €. Shumë shishe të tjera nga kantinat e njohura të verës ishin nga vintazhet e viteve 1990 dhe 2000.

Çifti e kishte vizituar restorantin tre herë në muajt para grabitjes. Natën e vjedhjes, gruaja u regjistrua në hotelin e vogël luksoz Atrio ngjitur me një pasaportë të rreme zvicerane.

I dashuri i saj iu bashkua asaj më vonë, por nuk u regjistrua. Më pas ata kosnumuan një darkë me 14 pjata në restorant, e ndjekur nga një turne me guidë në bodrumin e verës.

Rreth orës 2 të mëngjesit, gruaja thirri recepsionin, duke kërkuar një sallatë nga shërbimi në dhomë dhe më vonë një ëmbëlsirë. Nëpunësi, i cili tha se ishte vetëm në hotel, la recepsionin pa pilot. Pikërisht gjatë kësaj kohe i dashuri i gruas vodhi një çelës elektronik nga tavolina e pritjes për të hapur bodrumin e verës.

Çifti u largua nga hoteli me shishet e vjedhura rreth orës 5 të mëngjesit dhe u largua, tha gjykata. Ata u arrestuan përfundimisht në kufirin e Malit të Zi dhe Kroacisë në korrik 2022, tha policia në atë kohë.

Asnjë nga vera nuk është gjetur, megjithëse restoranti është kompensuar me 753,000 euro nga kompania e tij e sigurimeve.

Gjykata e dënoi gruan me katër vjet burg dhe burrin me katër vjet e gjysmë për grabitje me armë. Gjithashtu i urdhëroi ata të paguajnë 753,000 euro si dëmshpërblim.

Guida Michelin aktualisht vlerëson Atrio si një restorant me tre yje. Por kishte vetëm dy yje.


Top Channel

You may also like