Çifti kërçovar nga Zvicra i ka gështenjat më të mira në Lucern

by admin
Spread the love

Më në fund ka ardhur sërish koha për gështenja të nxehta! Gëzim dhe Dashurije Ismaili, të cilët që nga viti 2012 menaxhojnë stendën Unter der Egg të Lucernit dhe janë një çift i lumtur, vit pas viti japin cilësinë më të mirë. Lehtë për t’u qëruar dhe çdo gështenjë një kënaqësi – binduni edhe personlisht!

Kampioni Roger Federer viziton stendën e gështenjave

Shumica e konsumatorëve në Lucern, çiftin shqiptar e njohin me emër e mbiemër, kurse për turistët e shumtë në këtë qytet të bukur, stenda e gështenjave paraqet një atraksion të vërtetë dhe gjatë ditës e fotografojnë dhjetëra herë.

Gështenjat që gjenden në pyll dhe kur ecni majtas e djathtas shtegut dhe që tashmë kanë rënë nga pema, mund të mblidhen për konsumin tuaj, shkruan “Radio Lucern”. Megjithatë, shkundja e gështenjave nga pema nuk është i dëshirueshëm – dhe as nuk ka asnjë dobi: vetëm kur gështenjat bien nga pema janë gati për t’u ngrënë, transmeton portali Shtegu.
Vjelja e gështenjave natyrisht lejohet gjithashtu në shtigjet e gështenjës të aksesueshme nga publiku. Rasti është i ndryshëm me rreshtat e gështenjave të menaxhuara privatisht. Këtu gështenjat janë të pronarëve. Megjithatë, si rregull, shenjat tregojnë shprehimisht se kur mbledhja e gështenjave është e ndaluar.

Gështenjat e nxehta janë të shëndetshme
Falë përbërësve të tyre të shumtë të rëndësishëm, gështenjat kanë një efekt pozitiv në organizëm. Ndër të tjera, gështenjat kanë përparësitë e mëposhtme:
Ato ofrojnë shumë energji.
Ato shërbejnë si ushqim për bakteret e mira të zorrëve.
Ato e mbajnë të tendosur indin lidhor.
Ato forcojnë kockat dhe dhëmbët.
Ato mbështesin sistemin imunitar.
Ato balancojnë ekuilibrin acido-bazik

You may also like