Chukwueze: Osimhen më foli shumë për Milan-in, ai ka një meritë të madhe në këtë transferim

by admin
Spread the love

Milan është një prej skuadrave më aktive në merkaton e verës, ndërsa “kuqezinjtë” regjistruan edhe përforcimin e radhës, me Samuel Chukwueze që zbarkoi në Milano dhe firmosi deri në vitin 2028.

Ish-futbollisti i Villarreal u shpreh shumë i lumtur për këtë transferim, ndërsa zbuloi edhe diçka shumë interesante në lidhje me kalimin e tij te Milan-i.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, Milan është një klub i madh dhe me shumë histori. Përpara transferimit unë bisedova me Osimhen dhe ai më tha që të mos hezitoja që të firmosja, pasi Serie A është një kampionat vërtet interesant. Victor më tha gjithashtu se Milan është një klub i bukur, nga më të mirët dhe kanë tifozë të mrekullueshëm, diçka të cilën duhej ta përjetoja dhe u binda më shumë që të vija këtu. Ishte një bisedë vërtet interesante dhe në fund i thashë që do të të mund. Osimhen kishte një rol shumë të rëndësishëm që unë të firmosja me Milan-in” – tha Chukwueze. /Supersport


Top Channel

//Google Analytics - REMOVE TOMORROW window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date()); gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook // window.fbAsyncInit = function() { // FB.init({ // appId: '1715618661991455', // xfbml: true, // version: 'v2.10' // }); // FB.AppEvents.logPageView(); // };

// (function(d, s, id) { // var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; // if (d.getElementById(id)) { // return; // } // js = d.createElement(s); // js.id = id; // js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; // fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); // }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like