Christophe Galtier drejt PSG, këtë javë mbyllet marrëveshja

by admin
Spread the love

Christophe Galtier i afrohet çdo ditë e më shumë pankinës së Paris Saint-Germain. Mungon zyrtarizimi, por me shumë mundësi ai do të jetë trajneri i ri i kampionëve të Francës, duke zënë kështu vendin e Pochettinos në kryeqytet.

Sipas asaj që shkruan “Marca”, klubi i drejtuar nga Al-Khelaifi do të derdhë në arkat e Nice një shumë prej 10 milionë eurosh që të çlirojë teknikun nga detyrimet kontraktuale.

Sipas të përditshmes spanjolle palët janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes dhe gjatë kësaj jave operacioni mund të mbyllet me sukses. / Oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook

You may also like