Christian Panucci: E vështirë te Shqipëria, rezultatet nuk ishin të duhurat

by admin
Spread the love

Christian Panucci rikthehet të flasë edhe një herë tjetër për aventurën që pati në Kombëtaren e Shqipërisë. Pak ditë përpara duelit mes iberikëve dhe kuqezinjve, sfidë të cilën ka pasur fatin ta luajë si trajner i Shqipërisë, ai thotë se nuk ishte aspak e lehtë sidomos pas Europianit 2016.

“Unë do ta konsideroj një aventurë shumë të bukur atë me Shqipërinë. Çdo eksperiencë në jetë të jep diçka. Ia kalova shumë mirë aty, por rezultatet nuk ishin të duhurat.

Ishte një pankinë shumë e vështirë sidomos pas Europianit në vitin 2016, ku Shqipëria mori pjesë për herë të parë. Jam shkëputur nga roli i trajnerit pasi u largova nga kuqezinjtë, por tani kam dëshirë të rikthehem sërish”.

Panucci mori drejtimin e kombëtares shqiptare në vitin 2017, kur u largua De Biasi, dhe e mbylli në vitin 2019. Ai i drejtoi kuqezinjtë në 15 ndeshje, ku mori 4 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje. Nga ajo kohë deri më sot nuk ka gjetur një tjetër skuadër. / oversport.tv

Foto: Federata Shqiptare e Futbollit, Facebook

You may also like