Chollet: Falënderoi RMV dhe Kovaçevskin për organizimin e takimit në mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg





Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Gjatë bisedës telefonike morën pjesë zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, dhe ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela Aggeler, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Nga Qeveria njoftojnë se Chollet falënderoi Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrin Kovaçevski për udhëheqjen e saj për organizimin e takimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në Ohër.

“Kryeministri Kovaçevski dhe këshilltari Chollet diskutuan për disa çështje aktuale, me fokus procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa përkrahja e vazhdueshme nga SHBA-të për angazhimet e shtetit për përmbushjen e kritereve për hyrje në BE, si dhe sigurimin e stabilitet, prosperitet dhe zhvillim ekonomik në atë rrugë”, njoftojnë nga Qeveria.

Chollet përmes një statusi në “Twitter” konfirmoi bisedën telefonike me Kovaçevskin, ku falënderon RMV-në për organizimin e takimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në Ohër./Telegrafi/







Artikulli paraprakQUINT-i: Keqardhje që Lista Serbe nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për zgjedhjet në veri
Artikulli tjetërKorridori 8 dhe 10D pritet të përfundojë më 31 dhjetor 2027, por kur Shkup – Bllacë?




You may also like