Chinedu: Kampionati shqiptar është më i forti ku kam luajtur, dua të shënoj më tepër

by admin
Spread the love

Sulmuesi i Dinamos, Stephen Chinedu ka folur në konferencë për shtyp në lidhje me ndeshjen e nesërme ndaj Kastriotit. Sulmuesi i bluve thekson se kampionati shqiptar është më i forti ku ai është aktivizuar, ndërsa shton se kërkon të shënoj më tepër, por nuk preferon të japë shifra.

Adaptimi?

“Adaptimi po ecën mirë, por që natyrisht ka nevojë për kohë për t’u përshtatur më shumë, natyrisht që unë dita-ditës po shikoj, po mësoj që të përshtatem dhe të ambientohem me kampionatin shqiptar”.

3 gola deri tani, ke një objektiv?

“Dua të shënoj më shumë gola, sigurisht që jam i predispozuar të bëj më tepër, nuk mund të jap një shifër por dua të shënoj më shumë”.

Si duket kampionati shqiptar?

“Kampionati shqiptar është më i forti ku kam luajtur deri më tani, duhet shumë punë duhet të djersitesh shumë të shënosh dhe të fitosh ndeshjen”.

Ndaj Kastriotit ke shënuar në ndeshjen e parë mendon se do ta bësh edhe nesër?

“Në çdo ndeshje shkoj për të shënuar dhe nesër nuk ndryshon kushdo qoftë kundërshtari duhet ta shfrytëzoj çdo mundësi për të shënuar”, u shpreh Chinedu.


Top Channel

You may also like