Chiellini “riaktivizon” projektin e Superligës së Europës: Jemi në një pikë pa kthim!

by admin
Spread the love

Pak muaj më parë, bëri bujë një projekt i klubeve më me emër në Europë për krijimin e Superligës Europiane të futbollit.

E ashpër ishte kundërpërgjigjja e UFA-s, por duket që kjo ide nuk ka vdekur. Përkundrazi, nëse u referohesh fjalëve të Giorgio Chielinit, kapitenit të Juventusit, e kupton që ka ende mbështetës të mëdhenj të këtij mega-projekti.

“Kam disa vite që flas me presidentin Agnelli. E ardhmja e futbollit po shkon gjithnjë e më shumë drejt europianizimit. Një lojtar i nivelit të Juves dëshiron t’i luajë ato ndeshje, me gjithë respektin e duhur. Unë kisha shumë vite që flisja me presidentin për këtë mundësi. Sportistët e nivelit tonë, por edhe tifozët, duan të shohin gjithnjë e më shumë ndeshje europiane.”

Për kapitenin e Juventusit dhe kombëtares italiane ka vetëm një rrugë:

“Kemi arritur në një pikë pa kthim. Institucionet, klubet dhe lojtarët duhet të takohen për të reformuar kalendarin dhe për të krijuar gara të reja, për t’i dhënë shtysë të re këtij sporti, që mbetet me i bukuri në botë, por për mua mund të përmirësohet. Në USA, që janë mjeshtra për këtë, kanë krijuar superliga në çdo sport”.


Top Channel

You may also like