Chiellini: Është e vështirë të kuptosh Juventusin e sotëm

by admin
Spread the love

Giorgio Chiellini ka folur për Juventusin nga Los Angeles. “Juventusi dhe Italia janë etapat më të bukura të karrierës sime. Nuk është e lehtë të kuptosh Juventusin e sotëm. E ndjek si tifoz dhe më vjen keq.

Duhet durim, sepse kanë dalë disa situata të paparashikuara. Shpresoj që pas pushimit të kombëtareve skuadra të rikthehet të bëjë mirë. Kampionati do të jetë i çuditshëm, sepse në mes do të jetë Botërori. Jam i bindur që pas Botërorit, Juventusi do të jetë më shumë skuadër, sepse për momentin nuk ka një ekip tjetër që mund ë vrasë kampionatin.

Titulli? Nuk e di nëse mund ta fitojë. Kanë kaluar vetëm 7 javë, por duket sikur janë luajtur 70. Ndoshta ekipet që janë në krye do të gabojnë dhe Juventusi do të ngushtojë diferencën”, ka thënë kapiteni legjendar i bardhezinjve, që këtë verë u largua drejt Amerikës për të provuar një eksperiencë të re në MLS. / Oversport.tv

You may also like