Chelsea pendohet për Lukakun, shifrat e Abraham dhe Giroud e vërtetojnë

by admin
Spread the love

Ndërkohë që Romelu Lukaku po has vështirësi për t’u përshtatur me lojën e Chelsea, Tammy Abraham dhe Olivier Giroud janë duke shkëlqyer me Romën dhe Milanin. Të dy këta të fundit u larguan nga “Blutë e Londrës” për t’i krijuar hapësirë sulmuesit belg që të afrohej te Chelsea.

Megjithatë, një afrim jo shumë cilësor ky për Chelsea duke marrë parasysh shifrat e Lukakut dhe dy sulmuesve të larguar nga ekipi. Lukaku u kthye në Londër pas një marrëveshjeje prej 113 milionë eurosh me Interin.

10 gola në 29 ndeshje këtë sezon për belgun, një gol çdo 203 minuta. Shifra këto që nuk i justifikojnë paratë e hedhura për të. Nga ana tjetër, po 10 gola ka shënuar edhe Olivier Giroud me Milanin, por me katër ndeshje më pak të zhvilluara. Një gol çdo 156 minuta për francezin.

Tammy Abraham është një tjetër histori që e superon Lukakun. Sulmuesi anglez ka shënuar 19 gola në 35 ndeshje. Një gol çdo 145 minuta. Megjithatë, Abraham që u afrua te Roma për 40 milionë euro, mund të riblehet sërish nga Chelsea që ka të drejtën ta rikthejë atë në Londër për 80 milionë euro në vitin 2023. /oversport.tv

Foto: Chelsea FC Facebook

You may also like