Chelsea në repart ushtarak – Shqip

by admin
Spread the love

Trajneri Potter do të motivojë futbollistet

Chelsea nuk po kalon momente të mira në Premier League, pasi ndodhet në mesin e tabelës së renditjes, larg zonës Champions.

Trajneri Graham Potter për të rritur bashkëpunimin brenda grupit të lojtarëve, i ka çuar ata në një bazë ushtarake sipas gazetës “The Sun”. Potter synon që në këtë mënyrë të lidhë sa më shumë përforcimet e merkatos së dimrit me lojtarët që ishin më parë te Chelsea.

Tabloidi britanik shkruan se i gjithë ekipi shkoi në një reparat ushtarak të martën në qytetin Liss in Hampshire. Graham Potter njihet për veprime të tilla. Kur drejtonte skuadrën suedeze të Ostersunds i dërgoi futbollistët të jepnin një shfaqe baleti apo teatrale.

Tv Klan

TI RAPORTON!

You may also like