Chelsea me një lojtar më shumë shokohet nga skuadra e portierit të Kombëtares së Kosovës

by admin
Spread the love

Chelsea shokohet para shikuesve të vet në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër.

Skuadra e Chelseas me një lojtarë më shumë në fushë nuk e mposhti Burnleyn, duke luajtur baras (2:2) në takimin e javës së 30-të në Premier League.

Mysafirët nga minuta e 40-të mbeten pa një futbollist pasi që Assignon është përjashtuar pas dy kartonëve të verdhë.

Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç është paraqitur titullar për Burnleyn dhe ka pas paraqitje shumë të mirë.

Për Chelsean shënoi Palmer (40’ – nga penalltia e 78’) dhe për mysafirët Cullen (47’) e ’Shea (81’).

O’Shea shënoi me kokë dhe barazoi shifrat 2:2.

Chelsea renditet në vend të 11-të me 40 pikë e Burnley në të 19-tin me 18 sosh.

You may also like