Chelsea lë Vlahovic në pritje, ende nuk ka nisur bisedimet me Juventus

by admin
Spread the love

Dusan Vlahovic mund të të largohet nga Juventus, me “bardhezinjtë” që janë në pritje të kontakteve të drejtpërdrejta nga klubet e interesuara.

Sulmuesi nuk është më i lumtur te “Zonja e Vjetër” dhe në një situatë të tillë Juventus nuk ka ndërmend ta pengojë largimin e tij, por së pari dëshiron të marrë një shumë të mirë nga kjo lëvizje.

Klubi që duket më shumë i interesuar për sulmuesin është Chelsea, por duket se “Blutë e Londrës” ende nuk kanë nisur kontaktet për këtë lëvizje, duke bërë që e ardhmja e Vlahovic të mbetet në “pikëpyetje”.

Sipas raportimeve të medieve britanike, Chelsea dëshiron së pari të shesë Lukakun për të mbledhur të ardhura të mjaftueshme që të vihet në lëvizje për Vlahovic.


Top Channel

You may also like