Chelsea huazon Joao Felix – Shqip

by admin
Spread the love

11 milionë euro për Atletico Madrid

Chelsea konfirmoi nënshkrimin e sulmuesit portugez Joāo Félix nga Atlético Madrid. 23-vjeçari u transferua në Stamford Bridge në një marrëveshje huazimi deri në fund të këtij sezoni. Graham Potter ka kërkuar me ngulm Félix në skuadrën e tij pas një ecurie të dobët me vetëm dy fitore në 10 ndeshjet e fundit. Chelsea ndodhet në vendin e 10 në tabelën e Premier League.

Chelsea do të paguajë rreth 11 milion € për marrëveshjen gjashtëmujore të huazimit, megjithëse Atlético Madrid gjithashtu ka konfirmuar se Félix ka rinovuar me këtë skuadër deri në vitin 2027 përpara transferimit të tij të përkohshëm në Angli.

Në 2019 spanjollët paguan 126 milionë euro Benfikës për Felix, duke u bërë transferimi i katërt më i shtrenjtë në historinë e futbollit, por koha e tij në Ëanda Metropolitano ka qenë e përzier me ulje – ngritje.

Ai ndihmoi klubin të fitonte kampionatin në vitin 2021, por ka qenë brenda dhe jashtë skuadrës nën drejtimin e Diego Simeone, duke shënuar 34 gola dhe 18 asist në 131 ndeshje.

Mesfushori organizator  ka bërë gjithashtu 28 ndeshje për kombëtaren Portugeze, duke e gjetur rrjetën në katër raste.

Tv Klan

You may also like