Chelsea fiton Botërorin e Klubeve

by admin
Spread the love

Chelsea mposhti në kohën shtesë brazilianët e Palmeiras, për t’u shpallur kampion bote për klube, pasi nën drejtimin e Thomas Tuchel ka fituar më parë edhe Champions League dhe Superkupën e Europës.

“Blutë” e Londrës zhbllokuan të parët rezultatin, me anë të Romelo Lukaku, në minutën e 55, por 9 minuta më vonë Veiga barazoi gjithçka nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1 dhe për të shpallur kampionin e botës u deshën 30 minutat e shtesës.

Në minutën e 117, Kai Havertz ktheu në gol një penallti të fituar nga Azpilicueta, duke i dhënë kështu trofeun e parë të kampionit të botës londinezëve.

You may also like