Chelsea e Aston Villa fitojnë me poker, vazhdon ecuria pozitive e Newcastle

by admin
Spread the love

Chelsea ka arritur fitoren e tretë radhazi në kampionat pasi ka mposhtur në transfertë Burnley me rezultatin e thellë 4-0. Ekipi i Tuchel zhvilloi një pjesë të dytë perfekte, pavarësisht pjesës së parë që nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës.

Ishte Reece James që hapi siparin e golave në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa Kai Havertz shënoi edhe dy gola të shpejtë për t’i dhënë sigurinë londinezëve. Rezultati final u vulos nga Christian Pulisic që plotësoi edhe pokerin për ekipin e tij.

Po me poker, Aston Villa ka shkatërruar Southamptonin e Armando Brojës. Watkins nisi festivalin e golva, ndërsa Luiz dyfishoi gjithçka në fundin e pjesës së parë. Coutinho shënoi edhe golin e tretë të këtij takimi. Pokeri u plotësua nga Ings në minutën e 55-të.

Vazhdon ecuria pozitive e Newcastle që mposhti në shtëpi Brighton me rezultatin e ngushtë 2-1. Mjaftuan 15 minuta për “qymyrxhinjtë” që të shënonin dy gola, ndërsa goli i Dunk në pjesën e dytë pati vetëm vlera statistikore.

U aktivizua nga minuta e parë Christian Eriksen për Brantfordin në fitoren 3-1 që këta të fundit arritën në transfertë kundër Norwich. Të tre golat për Brentford u shënuan nga Toney. Pukki shënoi golin e nderit për Norwich, ndërsa Milot Rashica gjeti rrugën e rrjetës, por goli i tij u anulua nga sistemi VAR.

Fitore e rëndësishme edhe për Crystal Palace në transfertën e vështirë ndaj Wolves me rezultatin e pastër 2-0 falë golave të Mateta dhe Zaha. Ndërkohë, më parë Leicester mposhti minimalisht Leeds me rezultatin 1-0 falë golit të Barnes në minutën e 67-të të takimit. /oversport.tv

PREMIER LEAGUE – Java 28
Leicester – Leeds 1-0
Shënues:
Barnes 67’

Aston Villa – Southampton 4-0
Shënues:
Watkins 9’, Luiz 44’, Coutinho 52’, Ings 55’

Burnley – Chelsea 0-4
Shënues:
James 48’, Havertz 52’, 55’, Pulisic 70’

Newcastle – Brighton 2-1
Shënues:
Fraser 12’, Schar 14; / Dunk 55’

Norwich – Brentford 1-3
Shënues:
Pukki 90+2’ / Toney 32’, (pen) 53’, (pen) 57’

Wolves – Crystal Palace 0-2
Shënues:
Mateta 19’, Zaha (pen) 34’

You may also like