Challandes nuk është dakord me penalltinë: Megjithatë, Suedia shumë e fortë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka dyshimet e tij për penalltinë që iu dha Suedisë, episod që ndihmoi në zhbllokimin e rezultatit nga vendasit.

“Keni të drejtë kur thoni që kemi luajtur me një kundërshtar të fortë, por nuk pajtohem me penalltinë. Është një shaka. Nga koka te dora nuk është penallti. Madje mund të jetë edhe faull ndaj Hadërgjonajt para se te ishte penallti. Duhet ta pranojmë që Suedia ishte më e mirë. Pas pjesës së parë e nisëm mirë, por pësuam një super gol. Suedia kishte lojtarë të fortë në sulm, Isak, Kulusevski dhe Forsberg…. Isak bëri gol të mrekullueshëm. Ekipi provoi, por ishte shumë e vështirë. Kur je duke humbur, nuk është e lehtë.”

Suedia, e fortë fizikisht: “Mendova se do të shënonim në fillimin e pjesës së dytë, do të ishte një ndeshje tjetër. Kishte disa aksione të mira, por duhet të ishim pak me fat. E shihni Suedinë, shumë e fuqishme. Kulusevski shumë i fortë. Spanja nuk ka lojtar të tillë. Diferencë e madhe në fuqi me Suedinë, por ishin të mirë edhe me këmbë. Nuk ishte aq mirë sa me Spanjën, pasi presion dhe agresiviteti i Suedisë ishte më i madh”.

Vendi i tretë, jo utopi: “Pse jo vendi i tretë. Ndeshja e radhës ndaj Gjeorgjisë, nuk do të jetë aspak e lehtë. Pastaj luajmë me Greqinë. Duhet të tentojmë dy fitore.”


Top Channel

You may also like