Challandes: “Ju keni ambicie përtej reales, mbase ky është problemi”

by admin
Spread the love

Përfaqësuesja e Kosovës po mban konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trajneri Bernard Challandes u pyet se ku mendon se është problemi me gazetarët dhe njerëzit që e duan Kosovën që presin rezultate të mira.

Ai u shpreh se ambiciet e larta të tifozëve për Kosovën janë pikënisje e problemit, duke thënë se këto ambicie janë përtej reales.

Ku është problemi tek ne (gazetarët dhe gjithë ata që kërkojmë fitore edhe ndaj Spanjës)?

“Të kemi pritshmëri të larta është mirë, por të kemi ambicie përtej reales mbase ky është problemi, as ekipi as unë nuk kemi probleme me ju por ju keni me neve. Mbase këto ambicie janë piknisje e problemit. Ndoshta, ne kemi pasur kohëra shumë të mira dhe kemi mendime se mund të shkojmë gjithmonë lart, por futbolli nuk është kështu. Ne jemi në Evropë, FIFA, UEFA vetëm pesë vite. Ne punojmë në këto nivele tash e pak vite. Dhe çfarë mendoni ju… ne duhet të fitojmë ndaj Sllovenisë? Është mirë, por pse gjithmonë? A mund të fitojmë ndaj Suedisë? Po. Ndaj Çekisë? Po. Por, pse mendoni se duhet fituar gjithmonë, me çdo kusht? Specifikisht tani, pas shtatorit? Në kohën e Covid kur ju ndodh të gjitha skuadrave!? Ju kërkoni probleme tani. Nëse ne humbasim të gjitha ndeshjet, do t’iu jepja të drejtë.

Mbyllja e trajnerit:

“Vetëm një fjalë tani. Problemi nuk duhet të jetë te e ardhmja e trajnerit në këtë ditë. Me rëndësi është e ardhmja e Kosovës. Të jeni të sigurt që kjo skuadër ka të ardhme. Do të jetë pa mua një ditë, nuk e di kur. Kjo skuadër duhet të ketë kritikat e juaja, por jo të tejkalohen siç po bëhet tani. Skuadra duhet të ketë urimet e saj për gjërat që ka bërë deri më tani.

Ndeshja mes Kosovës dhe Gjeorgjisë zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Insporti.com

You may also like