Challandes i nervozuar: Penalltia ishte hajgare për mua – më shpjegoni pse ishte penallti?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Suedia shënoi fitore të lehtë ndaj Kosovës me rezultat 3:0 në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror në prani të rreth 45 mijë tifozëve në stadiumin “Friends Arena”,

Pas ndeshjes, i indinjuar me penalltinë është shprehur përzgjedhësi i Kosovës, Challandes, i cili tha se për të penalltia është hajgare dhe se mund të ishte faull para se të ishte penallti.

“Unë mendoj që ke te drejtë nuk është ndeshja e njëjtë si në Prishtine. Nuk jam i lumtur me penalltinë, për mua është hajgare. Mund të jetë edhe faull në Hadërgjonaj para se të ishte penallti” – tha Challandes, përcjell Insporti.

Poashtu, Selektori i Kosovës e uroi Isakun për golin dhe tha se Suedia e meritoi fitoren

“Por, Suedia e ka merituar fitoren. Për ne asgjë sonte nuk ishte. Pastaj pranuam një gol shume të mirë, e uroj Isakun për atë gol. Suedia ka shumë lojtarë në sulm të mire si Forsberg, Isak dhe Kulusevski. Ishte shumë e vështirë, nesë do të shënonim në filim të pjesës së dytë, ndoshta do të ishte ndeshje tjetër. Këtëherë do të duhej të ishim me fat por nuk ndodhi. Është ekip tjetër, është e qarte. Spanja luan tjetër futboll, ndërsa Suedia tjetër. Kulusevski është shumë i fortë fizikisht, ndërsa Spanja nuk ka. Nuk ishte aq mirë si me Spanjën, por agresiveteti dhe presioni i Suedisë ishte më ndryshe” – përfundoi Challandes.

Ndryshe, me këtë fitore, Suedia shkoi në kuotën e 12 pikëve në vendin e dytë, një më pak se Spanja.

Në anën tjetër, Kosova mbetet e katërta me katër pikë gjithsej. /Insporti.com

You may also like