Çfarë raporti ka Donaldi me djalin e Borës? E tregon vetë moderatorja: Arbori thotë që…

by admin
Spread the love

Moderatorja e njohur shqiptare dhe shumë e komentuar në media, Bora Zemani ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në programin e mëngjesit ‘Wake Up’ në Top Channel, ku për herë të parë zbuloi edhe gjëra të pathëna rreth marrëdhënies së djalit të saj me Donaldin.

Bora rrëfeu se partneri i saj, aktori i njohur dhe moderatori, Donald Veshaj ka një marrëdhënie shumë të mirë me djalin e saj të vetëm, Arborin, ndërsa theksoi se vogëlushi e konsideron Donaldin si shokun e tij të ngushtë.

Ndër të tjera, ajo tha se dy burrat e jetës së saj kalojnë shumë kohë së bashku duke luajtur edhe playstation. ‘Shumë të mirë. Arbori thotë që Donaldi është shoku im i ngushtë. Ata kalojnë kohë bashkë. Luajnë playstation”, u shpreh Bora Zemani.

Gjithashtu, moderatorja tregoi se djali i saj, edhe pse i vogël kujdeset shumë për të, sidomos pasi ajo mbaron punën. ‘Arbori është shumë i kujdesshëm me mua. Më thotë hajde shtrihemi bashkë’ – tha Bora Zemani në emisionin e mëngjesit ‘Wake Up’ në Top Channel.

You may also like