Çfarë presim në vijim? Shqipëria nën ujë, Emergjencat Civile zbulojnë se çfarë po ndodh në vend

by admin
Spread the love

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ka bërë me dije se në dy qarqet më problematike, Shkodër dhe Lezhë, gjatë orëve të fundit ka patur një përsimrësim të situatës.

Uji është tërhequr nga rruga nacionale, te ura e re e Bahçallëkut dhe pranë Harkut të Bërdicës, duke lejuar qarkullimin e lirë të automjeteve.

Mësohet se rreth 4356 ha janë nën ujë, ku tërheqja po bëhet më ngadalë. Forcat e Armatosura dhe të emergjencave civile kanë ndihmuar në evakuimin e rreth 318 banorëve në qarkun e Shkodrës, të cilat janë strehuar në konvikte apo pranë të afërmve të tyre. Po ashtu janë evakuuar edhe 57 krerë bagëti.

Gjithashtu edhe në zonën e Lezhës ka patur përmirësim, mirëpo gjatëo rëve në vijim pritet sërish gjendje kritike pasi sipas parashikimit të motit do të ketë sërish reshje të dendura shiu.

Në Bashkinë Lezhë zonat më të prekura janë njësitë Dajc, Blinisht, Balldren, ku po punohet për largimin e ujit nga 24 banesa.

Në monitorim është edhe situata sa i përket nivelit të lumenjve, veçanërisht lumit Drin, Gjadër dhe Erzen.

E normalizuar paraqitet situata në Durrës, Kukës, Dibër.

Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të plotë për çdo nevojë të banorëve të këtyre zonave dhe do të qëndrojnë në terren edhe gjatë orëve të natës.

You may also like