Çfarë po paralajmëron Zoran Zaev ?

by admin
Spread the love

U shfaq në fillim si një lider i moderuar dhe në një stil aspak të zakonshëm për një politikan Ballkani, kjo pasiqë Zoran Zaev, me 31 tetor të vitit 2021 pati dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM, pasi pësoi disfatë në zgjedhjet lokale nga Mickoski dhe VMRO-DPMNE. Por, si duket perdja prej të moderuarit Zaevit nuk i ka zgjatur më shumë se një vit.

Si problematikë e ka shtjelluar muaj më pare Agjencia e lajmeve Zhurnal, ndërkohë që edhe sot ju sjellim paksa më të detajuar përfshirë dhe deklarimet e tij të fundit.

Ai është rikthyer me një marifet “zjarri” në prapaskenë që rrezikon të shkaktojë turbulenca politike të atilla që mund ta kthejnë Maqedoninë e Veriut dekada mbrapa në bazë të asaj që po lexohet dhe konkludohet kohës së fundit në shkrime dhe analiza të ndryshme.

A e ka ndërmend Zaev të kthehet në pushtet, të rrëzojë pasardhësin e tij në parti dhe aktualisht kryeministër, Dimitar Kovaçevskin, të bëjë aleancë me kundërshtarin kryesor, liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoskin; ta eliminojë politikisht Ali Ahmetin dhe BDI-në.

Ndonëse gjithnjë që nga dita kur u dorëhoq ka thënë se nuk e ka ndërmend të kthehet në politikë, megjithatë duket se Zaevit i kanë mbetur peng edhe shumë gjëra të cilat si duket nuk ka arritur ti bëj gjatë kohës sa ishte në pushtet.

Në një intervistë të fundit, Zaev po zbulon shumë gjëra për tentativat të cilat ka shkruar muaj më parë Agjencia e lajmeve Zhurnal.

Nëse lexojmë mes rreshtave më poshtë, duket se Zoran Zaev mund të jetë i zemëruar edhe me BDI, jo vetëm me LSDM dhe Kovaçevskin.

Mes tjerash, Zaev duket mjaft i shqetësuar edhe për ndodhitë e fundit që po bëhen në vend, e ai thotë se si mund të shpëtohet Ballkani nga shkëndijat e nacionalizmit.

“Kjo është një kohë lufte mes të moderuarve dhe radikalëve, dhe sa më shpejt lidershipet e majta dhe të djathta të moderuara dhe qytetarët të njihen, të bashkohen, aq më shpejt dhe më lehtë do ta shpëtojmë Ballkanin nga shkëndijat e nacionalizmit që, herë pas here mbulonin edhe Prespën me tym dhe erë të pakëndshme”, ka deklaruar kështu Zaev në intervistën e tij të fundit, duke shtuar se: “Kemi përgjegjësi të bëjmë thirrje për veprim të bashkuar, ne të majtët dhe të djathtët e moderuar, për të kundërshtuar së bashku qendrat dhe tendencat radikale që nga e majta dhe e djathta konvergojnë pas vizionit tonë, duke përdorur metodat më të rrezikshme të manipulimit, duke shkaktuar konflikte dhe përplasje, duke mos ofruar asnjë zgjidhje për përparim”, ka thënë më tej Zaev, transmeton Zhurnal.mk.

Ndryshe, derisa Zaev po punon me fondacionin e tij dhe larg politikës siç thekson, shqiptarët asnjëherë nuk kanë pasur pushtet më proporcional sesa aktualisht në Qeveri.

You may also like