Çfarë po ndodh në Tiranë? Policia ngre dronin mbi kryeqytet

by admin
Spread the love

Policia Rrugore vijon me monitorimet. Këtë herë droni mbi rrugët e kryeqytetit ka kapur drejtuesitt e mjeteve që nuk respektojnë përparësinë dhe sinjalistikën në rrethrrotullim.

Njoftimi i policisë:

“Në këto pamje “Droni edukues” konstaton se drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë përparësinë dhe sinjalistikën në rrethrrotullim.

Kujdes! Në rrethrrotullim, përparësi i jepet mjetit që lëviz në të!

Në çdo rast, 50 m përpara ndryshimit të trajektores apo të korsisë, drejtuesi i mjetit duhet të ndezë sinjalin përkatës.

Shkelja e këtij detyrimi, për herë të parë, ndëshkohet me gjobë 5000-8000 lekë të rinj, sipas nenit 143 të Kodit Rrugor.

Komisariati i Qarkullimit Rrugor Tiranë u bën thirrje përdoruesve të rrugës të respektojnë Kodin Rrugor.

Udhëto i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor!-thuhet në njoftim.

You may also like