Çfarë pi Jennifer Lopez në mëngjes që është ashtu siç është?

by admin
Spread the love

Jennifer Lopez nuk komentohet vetëm për sukseset në muzikë dhe punën e madhe që bën me bizneset e saj. Ajo është shembull për format fizike dhe vullnetin për t’u trajnuar edhe pse është në të 50-tat e saj.

Këngëtarja ndjek një dietë të rregull me tre vaktet kryesore dhe ndër gjërat që pi çdo mëngjes është smoothie si një mënyrë për të përshpejtuar metabolizmin.

JLo ka folur për këtë temë në intervista dhe ka treguar se i kushton vëmendje të veçantë asaj që ha ose pi në mëngjes dhe nuk heq dorë nga ushqimet që i pëlqejnë më shumë. Smoothie që ajo pi për të përshpejtuar metabolizmin ka si përbërës kryesorë: boronica dhe mjedra.

Boronica ka pak kalori, është plot me antioksidantë dhe përmban mangan. Mjedrat janë gjithashtu të pasura me antioksidantë, përmbajnë disa lloje vitaminash të cilat pastrojnë enët e gjakut, ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe forcojnë imunitetin.

Me pak fjalë sekreti qenka shumë më i thjeshtë sesa mendonim.

J Lo smoothie | Clean eating smoothies, Nutritious smoothie recipes, Protein shake recipes

You may also like