Çfarë ngjau me 4 dhjetor të vitit 1983 mes Buduçnostit dhe Prishtinës?

by admin
Spread the love

Prishtina ka pas rezultate shumë të mira në edcionin 1983-1984 në elitën e futbollit ish jugosllav.

Në ndeshjen e javës së 17-të, e fundit e pjesës vjeshtore (4 dhjetor, 1983) të Ligës së Parë Federative, Buduçnosti i Podgoricës e mposhti Prishtinën me rezultat 3:0 (3:0). 

Golat i realizuan Lumoviq në minutën e 12-të dhe Radinoviq në minutën e 20-të dhe 44-të. 

Prishtina e përfundoi vjeshtën në vend të shtatë me 18 pikë e Buduçnosti në të dhjetin me 17 sosh.

Buduçnosti – Prishtina 3:0

Stadiumi në Podgoricë. 
Shikues: 8.000.
Gjyqtarë: Josip Glazhari (Rijeka), ndihmësit e tij Davor Zekani (Split) dhe Husref Muharemagiq (Tuzlla).
Buduçnosti: Lukovçani 7, Vlaisavleviq 7, Vorotoviq 7, Bakraqi 7, Vllahoviqi 8, Drobnjak 8, Bozhiqi 7 (Veshoviqi), Lumoviqi 8, Janoviq 7, (Saviçeviq) Radoviq 7, Radinoviq 8.
Prishtina: Sllobodan Shuica 7, Skënder Shengyli 5, Shefqet Sinani 5, Ramadan Cimili 5, (Jusuf Tortoshi), Rifat Mehinoviq 5, Lubisha Trajkoviq 5, Edmond Rugova 5, Fadil Muriqi 5, Fadil Vokrri 6, Agim Cana 5 (Ramiz Krasniqi), Zoran Batroviqi.

You may also like