Çfarë kishte thënë Foden si 10-vjeçar për Balotellin/ PAMJE

by admin
Spread the love

Një video e Phil Foden si 10-vjeçar në Milano është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale, ku ylli i tanishëm i Manchester Cityt kishte folur për Mario Balotellin.

Sulmuesi italian luajti për “Citizens” gjatë periudhës 2010-2013, duke shënuar 30 gola në 80 paraqitje.

Në vitin 2011, Foden udhëtoi në Milan për të luajtur një ndeshje me akademinë e Manchester Cityt dhe u pyet nga një gazetar italian lidhur me Balotellin.

“Ai është lojtar i mirë, por ka sjellje të këqija jashtë fushe”, kishte thënë Foden.

Talenti anglez bëri debutimin e tij me Manchester Cityn në vitin 2017 dhe ka shënuar 38 gola në 144 paraqitje me kampionin aktual të Anglisë.

You may also like