“Çfarë i ke bërë vetes?” Rrjeti shokohet nga ‘fytyra e re’ e Victoria Beckham

by admin
Spread the love

Dalja e fundit e Victoria Beckham në Instagram ka shokuar rrjetin mbarë. Pse? Për shkak të fytyrës së saj “të re”.

Duket se 47-vjeçarja nuk i ka rezistuar dot botoksit dhe fillerave, duke ndryshuar pamjen e saj. Sigurisht, ndryshimi u vu re menjëherë dhe në Twitter vërshuan komentet ku të gjithë i drejtoheshin Victoria-s me fjalët “Cfarë i ke bërë vetes?”.

Victoria nuk preferoi t’i komentojë këto ndryshime, por i komentuan gjerë e gjatë të tjerët për të.

Për shumë vite, Beckham ka ruajtur pamjen e saj natyrale dhe “të paprekur” nga gjilpërat, mirëpo duket se kalimi i viteve bën të vetën dhe çdokush lufton për të vazhduar të duket sa më ri, megjithëse rezultati mund të jetë “zhgënjyes”.

Victoria Beckham ka zbuluar së fundmi se ushqimi i saj i preferuar është bukë dhe kripë duke i surprizuar që të gjithë.

Ajo ka treguar se ushqimi që pëlqen më shumë edhe kur ha në restorant është një fetë bukë me pak kripë.

Duke qenë se i kushton shumë vëmendje dietës së saj, buka duhet të jetë gjithnjë integrale.

Ashtu si tha në podcast-in “River Café’s Table 4”, buka integrale është e pasur me karbohidrate, gjë që i jep energji, ndërsa rrëfeu se e do kripën! Ajo pranoi se nuk ha shumë por në një darkë mund ta shoqërojë ushqimin e saj me një pije ndërsa u bën shoqëri shumë të mirë të tjerëve që do të hanë!


You may also like